Vazhdon zvogëlimi i çmimeve në roaming për vendet e Ballkanit Perëndimor

TË FUNDIT

Çmimet për thirrjet hyrëse në roaming në rajon prej sot  plotësisht zvogëlohen prej  2,9 denarë në 1,5 denarë, ndërsa sipas Marrëveshjes midis vendeve të Ballkanit Perëndimor  hyri në fuqi  para  një viti,  në korrik të vitit të ardhshëm  çmimet në roaming  për biseda dhe shfrytëzim të të dhënave  tërësisht do të hiqen.

Në mbledhjen e sotme onlajn të ministrave  të obliguar për  digjitalizim në rajon,  Këshilli për bashkëpunim rajonal dhe përfaqësuesit e Komisionit Evropian është  përfunduar se  do të përpunohet hartë  për hapat e ardhshëm  dhe afatet për heqje  të çmimeve në roaming mes  vendeve nga Ballkani Perëndimor dhe vendet e Bashkimit Evropian, informon në videofjalim  ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski, i cili ishte mes pjesëmarrësve të mbledhjes “Ballkani Perëndimor  i goditur  për kohën digjitale”, që e ka organizuar Këshilli për bashkëpunim rajonal.

Siç potencon, vendet e Ballkanit Peërndimor sot shënojnë  një vit nga hyrja në fuqi  e marrëveshjes  për zvogëlim  të çmimeve në roaming. Qytetarët tanë vitin e kaluar  kanë folur, kanë përdorur internet dhe kanë dërguar SMS porosi për çmime më të ulëta edhe deri në 99 për qind. Konkretisht, 5,04 denarë për thirrjet dalëse , 2,9 denarë për thirrjet hyrëse, SMS porositë dërgohen për 2,63 denarë për porosi, ndërsa çmimi i  një megabajt internet është 1,9 denarë.  Prej sot,  plotësisht zvogëlohet çmimi  për thirrjet hyrëse dhe tani arrin 1,5 denarë. Sipas marrëveshjes,  deri në korrik të vitit 2021 çmimet në roaming tërësisht  do të hiqen. Ky është parakushti që  Maqedonia e Veriut së bashku me  pesë shtetet tjera të rajonit e plotëson me qëllim të vendosjes së “roamingut si në vend” edhe me vendet e Bashkimit Evropian”,  citoi Mançevski.

Sipas sekretares së përgjithshme të Këshillit për bashkëpunim rajonal Majlinda Bregu,  zbatimi i marrëveshjes kohëve të fundit  është tregim rajonal i suksesshëm  vetëm në vete dhe rajoni duhet ta përsërisë këtë formulë.

“Në ditën e sotme para një viti filluam të paguajmë  faktura më të vogla  telefonike për roaming  nga hyrja në fuqi e  marrëveshjes rajonale me të cilën u zvogëluan  çmimet e shërbimeve për roaming  nëpër të gjithë rajonin (Shqipëri, Bosnja e Hercegovinë, Kosovë*, Mal të Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia), në disa raste madje edhe për 99 për qind. Të dhënat për roaming u rritën  për më shumë se 60 për qind, me ç’rast  thirrjet e jashtme për  më shumë se 140 për qind. Tani mund të bisedojmë më shumë, të dërgojmë më shumë SMS porosi dhe të surfojmë më shumë,  ndërsa në korrik të vitit 2021,  gjashtë ekonomi të Ballkanit Perëndimor presin  të hiqen  shpenzimet për  roaming shërbime. Ky është tregim  i suksesshëm rajonal”, tha Bregu.

Sipas rezultateve të hulumtimit Barometri ballkanik 2020, 35 për qind e  qytetarëve të Ballkanit Perëndimor kanë kursyer para  pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes  për zvogëlim të çmimeve në roaming. Hulumtimi tregon se përdorimi i internetit është në rritje, me ç’rast 69 për qind e qytetarëve të Ballkanit perëndimor e përdorin si mjet  të komunikimit. Shtatëdhjetë e tetë për qind e biznesmenëve  në Ballkanin Perëndimor i llogarisin shkathtësitë digjitale  si shumë të rëndësishme për biznesin, ndërsa 55 për qind  e tyre sigurojnë një lloj  të trajnimit për përmirësim të shkathtësive digjitale të punëtorëve të tyre./MIA