“Vazhdon” romanca, kënga e re e Arta Kabashit dedikim për Blerim Destanin?

TË FUNDIT

Ish banorja e Big Brother VIP 3, Arta Kabashi sa vjen e hyn më thellë në industrinë e muzikës shqiptare, por jo vetëm ajo është në kryefjalë kohën e fundit edhe për lidhje dashurie të cilës jo rastësisht do të duhet t’i dedikojë një këngë.

U përfol se këngëtarja është në një lidhej dashurie me aktorin Blerim Destani por siç duket gjithçka ka marrë fund, pra është një histori e mbyllur.

Pas këngës “Falëm” me Romeo Veshajn, këngëtarja ka vendosur që të sjell këngën e saj të re që siç duket është një dedikim për Blerim Destanin.

“Nganjëher historitë e dashurisë përfundojnë dhe që të shërohesh merr kohë. Këtë këngë e kam shkruar dikur me lot ndërsa tani po e këndoj me shumë dashuri sepse çfardo që përjetojmë qoftë e dhimbshme na bëjnë këta që jemi” ka shkruar Arta, përderisa postoi një sneak-peak të këngës e cila pritet të lansohet shumë shpejt.