Edhe sot u protestua para Gjykatës Kushtetuese. Punonjësit e Ministrisë së Financave janë kundër masës së përkohshme për ndalimin e rritjes me 30 për qind të pagës.
Tërpe Deanoski nga AOGJSH theksoi se pagat e tyre janë nën mesataren, ndërsa deklaratën e djeshme të kryetares së Kushtetueses e hodhi poshtë si të pabazë.
“Për momentin kemi mbi katër ligje për sektorin publik ku përdoret ky term “plotësim pagash” dhe ku kolegët marrin paga prej vitesh, ndaj miratimi i një mase të përkohshme që do të ngrijë pagat e punonjësve vetëm për një kohë është diçka që kryetari i Gjykatës Kushtetuese duhet ta arsyetojë marrjen e atij vendimi përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese”, tha Tërpe deanoski, kryetar i AOGJSH.
Kryetari i LSM-së Sllobodan Trendafilov tha se fajtor i vetëm për problemet me pagat në sektorin publik është Gjykata Kushtetuese e cila, siç tha, shumë shpejtë ka vendosi që t’i rrisë pagat e veta për 78 për qind dhe me shpejtësinë e dritës vendosi t’i ngrijnë pagat e punonjësve.
“Atë që Gjykata Kushtetuese bëri për këta kolegë, shumë lehtë mund ta bënte edhe për rrogat e tyre, të cilat u rritën me 78 për qind, pra t’i ngrinte, por padyshim ata janë rehat në kolltukët në këtë godinë dhe u duhet gjatë kohë për veten e kohë të shkurtër për të vendosur për ne”, tha Sllobodan Trendafilov, kryetar i LSM.
Trendafilov po ashtu theksoi se patjetër do të duhet të kërkojnë përgjegjësi nga dikush, ose në të kundërtën kryetarja e Kushtetueses le të japë dorëheqje nëse mendon se nuk mund të jetë në krye të detyrës. Për sa i përket grevës, Deanoski tha se nuk dihet nëse punonjësit do të hidhen në grevë dhe se për këtë vendosin vetë ata.
