Sot në Gjykatën Penale në Shkup duhet të vazhdojë gjykimi kundër ish-drejtorit të përgjithshëm Atila Sendrei dhe atij financiar Rolf Pllat të Telekomit të Maqedonis.
Siç është paralajmëruar në seancën e sotme, prokurorja Lile Stefanovska nga Prokuroria Publike Speciale duhet të deklarohet për kërkesën e mbrojtjes si dëshmitarë që të merret në pyetje edhe ish-kryeministri Vllado Buçkovski, në kohën e të cilit është nënshkruar Protkolli midis Qeverisë dhe Telekomit të Maqedonisë.
Ish-zbuluesi Sllobodan Bogoevski, për shkak të obligimeve të punës në seancën e fundit nuk dëshmoi. Dëshmia e tij duhet të caktohet në mënyrë shtesë.
Gjykimi për “Maxhar Telekom”, filloi në vitin 2011 dhe më pas rastin e mori Prokuroria Publike Speciale.
Për keqpërdorimin e pozitës zyrtare të akuzuar janë ish-drejtori i përgjithshëm i Telekomit të Maqedonisë Atila Sendrei, drejtori financiar Rolf Pllat dhe Mihail Kefalojanis dhe Zoltan Keshius, të cilët dyshohen se kanë arritur marrëveshje fiktive për shërbime konsultative me shtëpinë konsultuese qipriote “Çalteks holdings limitid” dhe në këtë mënyrë e kanë dëmtuar “Telekomin e Maqedonisë” dhe Buxhetin e Maqedonisë.
