Vazhdon fushata parazgjedhore, LSDM në Kratovë, VMRO-DPMNE në Veles

TË FUNDIT

LSDM sot fushatën e ka vazhduar në Kratovë.
Kandidati për kryetarë të kësaj komune Vllatko Bojkoski tha se do të investojë në infrastrukturë digjitale përmes vendosjes së sistemit TIKETING. Ai gjithashtu ai premtoi se në vitin e parë të mandatit do të rregulloj 20 apartamente.

“Komuna do të do të bëjë thirrje për paraqitjen e njerëzve pa dallim, të cilët janë të interesuar në kuadër të shtëpisë së tyre ta për të rregulluar hapësirën e banesës së tyre, përmes këtij programi është paraparë që të pranohen 20 apartamente në vitin e parë të mandatit”, tha Vllatko Bojkovski – kandidat për kryetar të Kratovës nga radhët e LSDM-së.

Takime me qytetarët ka zhvilluar edhe VMRO-DPMNE në Veles, ku kandidati për këtë komunë Marko Kolev shpalosi programin për katër vitet e ardhshme. Ai premtoi rregullimin e urës si dhe shëtitoren rreth lumit Vardar në Veles.

“Ju premtoj shëtitore të re rreth lumit Vardar, ndoshta një nga projektet me prioritet është rikonstruimi i urës tek fshati Pashinë i cili është në gjendje të mjerueshme, një herë thash nëse bije ura mos e dhëntë zoti, do të bije edhe Velesi”, tha Marko Kolev, kandidat për kryetar të Velesit nga radhët e VMRO-DPMNE-së.

Nga fushata parazgjedhore kanë mbetur vetëm edhe 5 ditë, të premten fillon heshtja parazgjedhore, ndërsa të dielën votuesit do të mund tu drejtohen kutive të votimit.