Vazhdon dëgjimi në Komisionin Anketues / Folën ish zëvendësministrat, u thirr edhe ish-ministri Nikolla Todorov

TË FUNDIT

Ish zëvendësministri i shëndetësisë, Ilir Hasani, thotë se deri te ai nuk ka arritur asnjë ankesë nga ndonjë pacient, ndërsa për atë që ka ndodhur në Klinikën e Onkologjisë ka dëgjuar nga mediat. Ai tha se në fakt edhe vetë funksioni i ish ministrit nuk jep shumë qasje deri te informacionet për atë se çfarë po ndodh nëpër klinika.

“Kur shpërtheu ky skandal në Klinikën e Onkologjisë, unë dëgjova për tregime personale për personat që nuk janë të lidhur as me politikën, as me profesionin tim. Autorizimet e zëvendësministrit nuk janë të limituara por janë zero, nëse nuk ka autorizime zyrtare ndoshta dhe verbale nga ministri resorë. Në lidhje me pyetjen konkrete për përgjegjësi dhe nëse duhej ministri t’i dijë të gjitha gjërat”, tha Hasani.

Ish zëvendësministri Vlladimir Rendevski, i cili nga shkurti i këtij viti ka qenë në funksion së bashku me ish ministrin Bekim Sali, tha se as ai nuk ka ditur se ekziston sistem KATO me të cilin përcaktohen terapitë biologjike për pacientët. Foli edhe për furnizimin e medikamenteve, por edhe për mënyrën në të cilën mjekët vetë kanë caktuar kush merr terapi biologjike.

“Thelbi i furnizimit d.m.th. ajo që është evidentuar, ka pasur rritje të furnizimit, thelbi i asaj nëse ai furnizim është aplikuar në mënyrë adekuate te pacientët. Nëse pacientët kanë marrë atë terapi. Megjithatë kthehemi në fillim, që të vendoset se cili pacient do të marrin atë terapi, megjithatë është mirë që ajo të bazohet në ekspertizën e kolegjiumit profesional dhe të bordit, të mos jetë vendim i personit udhëheqës të klinikës”, u shpreh Rendevski.

Zëvendësministrja aktuale, Maja Manoleva, tha se nuk është rasti, siç i prezantohet opinionit publik, se vetëm një person ka vendosur se kush do të marrë terapi.

“Besoj se nuk ishte një person që vendosi, siç thuhet se një person ka vendosur se cila do të ishte lista e terapisë biologjike, por se ishin bordet drejtuese të institucioneve publike shëndetësore që kishin parasysh se çfarë do të kërkohet për pacientët që kërkojnë dhe se mund të marrin nëse i plotësojnë kriteret për terapi biologjike”, tha Manoleva.

Vendimi për formimin e Komisionit Hetimor është marrë më 20 shtator pas akuzave për keqpërdorim të terapisë në Klinikën e Onkologjisë. Për këtë Prokuroria Publike hapi procedurë parahetimore.