Në kuvend vazhdon debati për ligjet për korridoret. Nga VMRO-DPMNE akuzojnë se me Ligjin për ndërtim nuk shkurtohen afatet por plotësisht anashkalohen dhe akuzoi për krim. E nga LSDM me kundër-akuzë se VMRO-DPMNE është kundër ndërtimit të korridoreve.
“Për ju më e rëndësishme është që të kalojnë këto ligje dhe të rrisni provizionet dhe dënimet që i keni paraparë dhe andaj po e anashkaloni plotësisht sistemin në Republikën e Maqedonisë. Nuk është europiane, të nderuar kolegë, vjedhja e milionave. Nuk mundeni në asnjë tezgë këtë gjë ta rregulloni. Me këto ligje dihet çfarë duhet të bëhet. Duhet që Artan Grubi dhe Dimitar Kovaçevski të thithin 300 milion euro”, thonë nga Mirçe Axhoski, VMRO-DPMNE.
“Me shumë gjasa nuk doni që kjo të bëhet, ju nuk doni të ndërtohet e as të fillojë ndërtimi për shkak se vlerësoni se kjo do të jetë humbje për ju, për shkak se të fillojë ndërtimi i 110 kilometrave të autostradës që ka rëndësi strategjike edhe për Maqedoninë edhe për rajonin edhe për Europën, për ju kjo është humbje”, tha Zhaklina Llazarevska, LSDM.
Në të njëjtën kohë në Komisionin për çështje europiane po debatohet për Ligjin për shpronësim.
“Me këtë propozim ligj për shpronësim, shpronësohet pronë private, megjithatë do të shpronësohen ndërtime që nuk i kanë të gjitha dokumentet, praktikisht këto janë objekte pa leje për të cilat është dorëzuar kërkesë për legalizim sipas ligjit për objektet pa leje”, tha Mile Lefkov, VMRO-DPMNE.
“Bëhet fjalë për të drejtën e qytetarëve, për caktimin e së drejtës që ekziston në ligj. Domethënë bëhet fjalë vetëm për kompensim kur duhet t’i lëshojnë objektet e tyre. Nuk bëhet fjalë për shpronësim me këto ndryshimet për shkak se kjo punë është caktuar me ligj, domethënë vetëm do të plotësohen me qëllim që të përshpejtohet procedura në terren, asgjë jashtë rregullave të deritanishme ligjore”, pohoi Fatmir Besimi, ministër për Financa.
Debati për pakon e ligjeve të duhura për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10D pritet që të përfundojë deri në fund të kësaj jave, pas çka do të mbahet seancë ku do të votohen këto 5 ligje.
