“Vazhdojmë me ditarin, pak ka turbulenca por…”, ja si reagon gazetarja në momentet e tërmetit të fuqishëm

TË FUNDIT

Tërmeti i fuqishëm ka lëkundur gjithë Ballkanin, ndërsa epiqendra e tërmetit ishte në Strupiçi në Bosnje e Hercegovinë.

Po ashtu lëkundjet janë ndjerë edhe në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri e Kosovë. Tërmeti ishte me intensitet prej 5.7 ballëve sipas Rhiterit.

LEXO: U ndje në Shkup, Gostivar dhe Tetovë! Observatori sizmologjik me detaje rreth intensitetit të tërmetit

Në rrjetet sociale është publikuar një video e moderatores boshnjake të lajmeve, e cila e përjetoi tërmetin derisa ishte duke i dhënë lajmet drejtpërdrejt.

“Opaa, në këtë moment po ndodh tërmet. Shpresoj që gjithçka do të jetë në rregull. Vazhdojmë me ditarin, pak ka turbulenca por…”, thotë moderatorja e lajmeve derisa ndodh tërmeti.