Vrasja e Vanjës dhe Pançes, arrestohet edhe një person! Manev: Është i punësuar në Bankën Popullore, duhej të shkatërronte armën

TË FUNDIT

Nga Prokuroria Themelore Publike njoftojnë se sot është arrestuar edhe një person në lidhje me vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit, përcjell TV21. Ndërkaq, i akuzuari Velibor Manev në seancën e sotme gjyqësore tha se i akuzuari i parë, Lupço Paleski-Pallço e kishte telefonuar nga kufiri në Turqi dhe e kishte urdhëruar që të kontaktonte me personin me iniciale Z.D., i punësuar në Bankën Popullore dhe anëtar i partisë “E Djatha”. Qëllimi, sipas Manevit, kishte qenë “të largonte dhe shkatërronte pakon” – fjalë që e përdornin për çantën me armë.

“Po, personi është privuar nga liria me urdhër të prokurorit publik. Po ndërmerren edhe veprime të tjera”, thonë nga Prokuroria për personin që e përmendi Manev.