Valon Bela për së dyti herë denoncon drejtoreshën e Klinikës për Gjinekologji dhe Akusheri, Viktorija Jovanovska

TË FUNDIT

Ish drejtori ekonomik i Klinikës për gjinekologji Valon Bela për së dyti herë denoncon drejtoreshën e Klinikës për gjinekologji dhe akusheri, Viktorija Jovanovska, se ka bërë keqpërdorime në këtë klinikë.

Bela shkoi në Prokurorinë themelorë publike duke hedhë edhe akuza tjera për keqpërdorimin e detyrës zyrtare, siç thotë ai.  Bela thotë se borxhi i klinikës është dyfishuar dhe se derisa ai ka qenë në funksion klinikës I kanë ardhur 20 vërejtje që rrezikojnë bllokimn e llogarisë. Ai tha se po vijnë ditë të zeza për foshnjat. Ndryshe Valon Bela ish drejtor ekonomik në këtë klinikë tha se të gjitha dokumentet që posedon do t’i dorëzohen ambasadave të huaja dhe zyrës së BE në Shkup. Sipas tij prokuroria është marrë seriozisht me akuzat paraprake.