Evropa po kalon valën e shtatë e Kovid-19, që në masë të madhe shpjegohen llojet e reja të viruseve që kanë kapacitet të fuqishëm për të shmang mbrojtjen e krijuar nga vaksinimi dhe infektimet paraprake.
Rritje e rasteve të reja mund të sqarohet me lehtësimin e masave për mbrojtje, por edhe me rënien e imunitetit të njerëzve. Tani është e njohur se mbrojtja që sigurojnë vaksinat dhe infektimet paraprake është dobësuar pas disa muajve.
“Njerëzit e infektuar me llojin omikron në dhjetor janë më pak të mbrojtur nga të infektuarit në fillim të vitit. Po ashtu vlen edhe për imunitetin që e arrijnë vaksinat, edhe ai mbetet fuqishëm kundër formave të vështira të sëmundjes, pak është më i dobët për forma më të rënda”, tha drejtori i Qendrës hulumtuese franceze “CNRS”, Semujell Alison.
Shkencëtarët poashtu thonë se vala e re sqarohet edhe me zhvillimin e nënllojeve të reja të omikronit BA.4 dhe BA.5.
Konfirmohet se ata që i janë nënshtruar llojit omikron kanë mbrojtje nga lloji i koronavirusit dhe llojeve të tij, por mbrojtje e dobët nga vetë omikroni.
