Vala e dytë e koronavirusit në Holandë brengos shumë dhe do të duhet të vendosen masa të reja kufizuese, deklaroi sot kryeministri holandez Mark Rute.
Ai e dha deklaratën prejse ishte regjistruar edhe një numër rekord i infektimeve të reja në Holandë në 24 orët e fundit – 2.777 raste të personave të infektuar me koronavirusin e ri.
“Shifrat duken me të vërtetë të tmerrshme…Për pak kohë, situata është shumë shqetësuese dhe do të na detyrojë të vendosim masa plotësuese”, deklaroi Rute në konferencën për shtyp.
Shpallja e masave pritet javën e ardhshme.
