Fundi i pandemisë nuk janë vaksinat, por vetë procesi i vaksinimit, për këtë Ministria e Shëndetësisë duke filluar nga nesër, vaksinën për Covid-19 e bën të qasshme për të çdo qytetar, pa dallim se në cilin vend të shtetit jeton, njoftojnë nga ky dikaster.
Shtojnë se vaksinimi në terren është organizuar në bashkëpunim me komunat, bashkësitë lokale dhe mediave.
“Procesi i vaksinimit në terren është organizuar. Shtëpitë e shëndetit nga çdo qytet, në bashkëpunim me vetëqeverisjen lokale, bashkësitë lokale me ndihmën e mediave lokale, pllakateve, i informon qytetarët për ditën dhe orën, në cilin fshat, lagje, vendbanimi rural do të kryhet vaksinimi. Çdo qytetar që dëshiron të vaksinohet, me vete duhet të ketë dokument të vlefshëm për identifikim. Ministria e Shëndetësisë i fton qytetarët që të vaksinohen, të gjitha vaksinat të cilat i kemi te ne janë të sigurta dhe efikase. Të gjitha vaksinat parandalojnë simptoma të vështira apo vdekje nga koronavirusit”, thanë nga MSh-ja, transmeton TV21.
