Vaksinimi masiv do të fillojë me AstraZeneca, ose me vaksinat kineze, paralajmëron Filipçe

TË FUNDIT

Ende nuk ka një datë të saktë se kur do të fillojë vaksinimi masiv në Maqedoninë e Veriut.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe heziton të japë një datë, pasi siç thotë, kjo do të dihet sigurt në momentin kur do të arrijnë vaksinat.

Megjithatë, njoftoi se vaksinimi masiv do të fillojë ose me AstraZeneca ose me vaksinat kineze.

“Vaksinimi masiv do të fillojë ose me AstraZeneca ose me vaksinat kineze. Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm. Kemi paralajmërime. Njëri paralajmërim është se vaksinimi do të fillojë në fund të muajit mars, tjetri është në fillim të prillit. Por duke e marrë parasysh përvojën e dertanishme, përvojën e shteteve të tjera me sistemin Kovaks, atëherë kur do të jemi të sigurt se kanë arritur vaksinat në vendin tonë, atëherë do ta ndajmë atë”, tha Filipçe në Koçan, transmeton TV21.

Në vend deri tani është vaksinuar personeli mjekësor me vaksinat donacion nga Serbia të kompanisë Pfizer dhe të blera nga “Sputnik V”.

Në Koçan, Filipçe ka treguar edhe se autoritetet janë të gatshme për masa shtesë restriktive.