A publikohen rastet me Covid-19 saktë? Përgjigjet Filipçe

TË FUNDIT

A janë të sakta të dhënat që publikohen nga Ministria e Shëndetësisë në lidhje me rastet me Covid-19 dhe pse ndodh që për disa raste, edhe pse konfirmohet se kanë ndodhur ditë më parë, sërish nuk qëndrojnë në raportin ditor?

Për këtë pyetje është përgjigjur ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ai tha, se ka raste që disa nga rastet grumbullohen për disa ditë, por që publikohen të gjitha në mënyrë transparente.

“Që nga fillimi i krizës, kemi punuar në mënyrë transparente dhe në asnjë moment, as që jemi përpjekur që të fshehim të dhënat. Të gjithë numrat e të sëmurëve, të pacientëve të hospitalizuarve, numrin e testimeve, publikohet në mënyrë transparente. Nëse numrat janë nga ditët paraprake, ndodh që ato grumbullohen për 3-4 ditë”, tha Filipçe në Koçan, transmeton TV21.

Ndryshe, dje TV21 raportoi që një 33-vjeçar nga Haraçina ka ndërruar jetë si shkak i Covid-19, por ky rast nuk u evidentua në raportin e djeshëm të Ministrisë së Shëndetësisë për gjendjen me Covid-19 në 24 orët e fundit.