Kryeministri kanadez Xhastin Trudo tha se vaksinat e para kundër Kovid-19 kanë mbërritur në vend dhe se që sot mund të aplikohen dozat e para.
Kryeministri Trudo postoi në Tuiter një foto të shkarkimit të paketave të vaksinave.
Rregullatori kanadez i shëndetit të mërkurën e kaluar miratoi vaksinën e përbashkët të prodhuesit amerikan të ilaçeve “Fajzer” dhe atij gjerman “BioNTek”.
Vaksinat janë të destinuara për 14 pika shpërndarjeje në vend. Kuebek pritet të jetë provinca e parë që do të aplikohet vaksinimi. Qeveria lokale njoftoi se është e gatshme sot të fillojë imunizimin e banorëve të dy shtëpive sociale.
Më shumë se 30.000 doza fillestare të vaksinave të destinuara për Kanadanë pritet të mbërrijnë sot. Qeveria kanadeze kohët e fundit ndryshoi marrëveshjen e saj me Fajzer/BioNTek për të porositur deri në 249.000 doza këtë muaj.
