Usyk shpallet kampion botëror, mposhti Joshuan

TË FUNDIT

Ndeshje e fuqishme është luajtur sonte në  “Tottenham Hotspur Stadium”.

Dy boksierët britanezi Anthony Joshua dhe boksieri ukrainas Alexander Usyk janë përballur deri në sekondat e fundit të raundit të 12.

Ishte ukrainasi Usyk që triumfoi dhe u shpall kampion në kategorinë WBA, WBO dhe IBF.

Shpallja e Usyk si kampion erdhi pas vendimit unanim të gjyqtarëve./TV21