Një ushtar i gardës nacionale ukrainase sot ka qëlluar pjesëtarët e sigurimit në fabrikën ushtarake në Dnipro, me ç’rast janë vrarë pesë persona, ndërsa janë plagosur edhe pesë të tjerë, kumtoi sot policia ukrainase. Ndërkaq, motivet janë ende të panjohura.
Incidenti ndodhi herët në mëngjes në fabrikën “Pivdenmash”, gjatë pranim-dorëzimit të armëve për rojet, thuhet në kumtesë.
Sulmuesi gjuajti nga një pushkë automatike “Kallash” ndërsa pastaj u largua nga vendi i ngjarjes, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme , duke shtuar: “Si rezultat i kësaj, pesë persona humbën jetën, ndërsa edhe pesë të tjerë janë lënduar”.
Policia po heton rastin, ndërsa njoftojnë se ushtarit i cili u arratis pas incidentit është në shërbim që nga viti 2001.
Objekti “Pivdenmash”, ish Juzhmashi është fabrikë shtetërore për aviacion e cila prodhon dhe teston materiale në lidhje me mbrojtjen, bujqësinë dhe aeronautikën.
