Kryetarja aktuale e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila u kandidua për mandat të dytë, sot në Gjermani votoi në zgjedhjet për Parlamentin Evropian.
“Të tregojmë forcën e demokracisë sonë. Le ta bëjmë Evropën, shtëpinë tonë të përbashkët, më të fortë se kurrë”, ka thënë Ursula von der Leyen.
