“Urgjenca nuk është garazh që të pastrohet me fshesë”/Është përmbytur depoja, e jo pjesa për pacientë

TË FUNDIT

Pas përmbytjes së Klinikës për reanimim, anesteziologji dhe kurim intensiv, nga VMRO-DPMNE-ja e pyesin drejtoreshën Maja Mojsova se çfarë është ndërmarrë për sigurinë e pacientëve. Sipas tyre, objekti kyç i shëndetësisë ishte jashtë funksionit, për shkak se pacientët ishin dërguar në spitale dhe qytete të tjera.

Ky nuk është garazh apo bodrum prej ku uji do të nxirret me pompë apo do të pastrohet me fshesë. Nëse klinika u përmbyt nga derdhja e kanalizimit atmosferik pas çka pacientët janë dërguar në spitale të tjera, atëherë këtu bëhet fjalë për proces shumë serioz për rikthimin e klinikës në funksion”, tha Dafina Stojanovska nga VMRO-DPMNE.

Po a janë bërë analizat mikrobiologjike dhe a është kontrolluar instalimi ku lidhen aparatet për pacientët? Drejtori i Klinikes TOARILUC, Aleksandar Trajanovski thotë se po bëhen analiza dhe së shpejti do të kthehen në funksion 7 nga gjithsej 21 shtretër. Ai thotë se analizat mikrobiologjike bëhen çdo ditë edhe nga ajri edhe nga dyshemeja, e jo vetëm tani për shkak të gjendjes të krijuar së fundmi.

“Për momentin kontrollohen të gjitha defektet elektrike, ndërsa derisa zgjat kontrolli, nuk ka pacientë në këta 7 shtretër”, tha Aleksandar Trajanovski, drejtor i Klinikes TOARILUC.

Trajanovski sqaron se nuk është përmbytur pjesa ku hospitalizohen pacientët, por depoja.

“Kjo është pjesa e depos, kjo pjesë nuk ka kontakt me pacientët. Një pjesë e depos është përmbytur dhe për momentin po sanohet, këtu nuk ka pacientë, rrjeti elektrik është këtu dhe prandaj janë shkyçur këta disa shtretër”, shtoi Trajanovski.

Qendra për reanimim funksion në mënyrë normale, thotë Trajanovski, por me intensitet të zvogëluar. Shton se dje dhe sot po pranohen pacientë. Ata janë të sigurt, nuk ka probleme të mëdha.