Urat e dëmtuara kanë bllokuar banorët e Rekës. Fshatarët druajnë se do të mbesin pa ushqim dhe barna

TË FUNDIT

Banorët e fshatrave të Rekës tash më disa ditë janë të bllokuar, pasi që urat që lidhin fshatrat e tyre janë dëmtuar nga vërshimet që kanë ndodhur në këtë zonë. Sipas banorëve tash më katër ditë asnjë institucion nuk ka shkuar që t’i vizitojë, ndërsa pak banorë që janë në fshatrat Nevishtë, Grekaj, Rimnic edhe Istrovë thash më janë pa energji elektrike. Nëse situata vazhdon të jetë e njëjtë ata druajnë se mund të mbesin pa ushqim dhe pa barna. Kryetari i bashkësisë lokale të fshatit Nevishtë të komunës së Mavrovë/Rostushë thotë se rrugë tjetër nuk kanë dhe tash më janë të bllokuar.

“Në këtë grykë ku gjendemi lidhen tetë fshatra, kalojnë në këtë rrugë, nuk ka rrugë tjetër, ata të fshatit Istrovë gjendjen këtu gjithmonë përafërsisht tek 20 shtëpi, dhe ata kanë nevojë për ndihma. Këtu institucionet tona, shteti jonë nuk ka marr masa, as komuna, as Parku nacional i Mavrovës. Këtu 80 vite pritet, nuk investohet, kjo vetëm prishet dhe nuk investohet ”, tha Ferit Alili, bashkësia lokale Nevishtë.

“Parku nacional 80 vite e shfrytëzon këto rrugë dhe nuk ka dhënë ndihmë asnjëherë në Istrovë, rrymë nuk kanë mbi 20 shtëpi dhe komuna duhet të marr ndonjë përgjegjësi”, tha Zeqir Avdija nga fshati Istrovë.

“Tre katër ditë disa fshatarë janë bllokuar pasi që nuk ka rrugë tjetër për tu lidhur me qytetin. Kërkojmë nga institucionet që të marrin masa për këtë gjendje që më së paku rruga për banorët që jetojnë në fshatin Istrovë të jetë e kalueshme, pasi që shekulli 21 dikush nuk ka rrugë që edhe në shtëpinë e vetë të shkojë”, tha Emin Xhaferi banor i fshatit Grekaj.

Fshatrat e Rekës së Epërme janë në kuadër të komunës së Mavrovës dhe Rostushës, ndërsa shumica e këtyre fshatrave kanë braktisur vendin për shkak të mos investimeve.
https://youtu.be/D5doQ_TMZ8w