Rektori i Universiteti i Tetovës, Jusuf Zejneli, me rastin e festës së Kurban Bajramit ka uruar besimtarët islamë në emër të studentëve, stafit akademik dhe administrativ të universitetit.
Në urim, ai ka theksuar se Kurban Bajrami përçon vlera të solidaritetit, mirëkuptimit dhe humanizmit, duke bërë thirrje për respekt, afrim dhe mbështetje mes njerëzve. Zejneli ka uruar që festa të sjellë paqe, shëndet, harmoni dhe begati në familjet e qytetarëve.
