Unioni i Nxënësve kundër grevës! SAShK-u dhe Qeveria nuk po arrijnë marrëveshje për rritjen e pagave

TË FUNDIT

Nxënësit nuk janë kundër rritjes së pagave për mësimdhënësit, por janë kundër grevës. Thonë se mësimdhënësit, prindërit dhe qeveria duhet të punojnë mbi ndërtimin e solidaritetit.

“Kushtetuta e garanton të drejtën e arsimit, a do të ndërpritet kjo përmes grevës. Shteti duhet të sigurojë për nxënësit e shkollave të mesme dhe gjithë të tjerët, ndërsa çështja e dytë është se kur nxënësit janë në grevë ose bojkotojnë disa u shkruajnë mungesa të paarsyeshme, kush do t’i shkruaj mungesa të paarsyeshme profesorëve nëse e bëjnë të njëjtën”, vlerëson Lluka Paviqeviq, kryetar i UNShM-së.

Tani për tani nuk ka marrëveshje në negociatat mes SASHK-ut dhe Qeverisë për rritjen e pagave në arsim. Kryetarit i sindikatës Jakim Nedellkov shpreson që institucionet të binden më në fund që pagat e mësimdhënësve të rriten fillimisht 18.4 për qind dhe rritja tjetër të jetë graduale. E nëse deri më 11 prill nuk arrihet marrëveshje mësimdhënësit do të bojkotojnë mësimin.

“Buxheti bëhet këtu, thesari është këtu, paratë janë këtu dhe prandaj presim një shumë të mire që do të na ofroj Qeveria përmes Ministrisë së Financave. Shumë të cilën nuk do ta refuzonim. Propozim konstruktiv që do ta ofrojmë para anëtarësimit, pastaj ata do të vendosin”, tha Nedellkov.

Ndryshe mbrëmë përfaqësuesit e Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës realizuan takim me ministrin e arsimit, ministrin e financave dhe me ministren e punës dhe politikës sociale. Kjo e fundit thotë se është e drejtë legjitime e të gjithëve që të protestojnë, por sipas Kushtetutës procesi i përkujdesjes ndaj fëmijëve nuk guxon të ndërpritet. Trençevska paralajmëroi dënime nëse edukatorët refuzojnë të pranojnë fëmijët në kopsht.