UNESKO: Rreth 260 milionë fëmijë në botë nuk kanë qasje në shkolla

TË FUNDIT

Gati 260 milionë fëmijë në botë nuk kanë pasur qasje në shkollë në vitin 2018, bëhet e ditur në raportin e publikuar sot të UNESKO-s, duke shtuar se pandemia me Kovid-19 ndikon ndaj varfërisë dhe diskriminimit.

Në raport bëhet e ditur se fëmijët nga bashkësitë më të varfra, si dhe vajzat, personat me nevoja të veçanta, emigrantët dhe pjesëtarët e bashkësive etnike, gjenden në pozitë më të pafavorshme në krahasim me arsimin në disa vende të tjera.

Rreth 258 milionë fëmijë dhe të rinj në vitin 2018 ishin përjashtuar tërësisht nga procesi arsimor, ndërsa varfëria është barriera themelore për qasje në shkolla. Kjo përfaqëson 17 për qind të fëmijëve të moshës shkollore, ndërsa shumica e tyre janë nga Azia Jugore dhe Qendrore dhe Afrika dhe Afrika subsahariane, thuhet në raportin e UNESKO-s.

Organizata për arsim, shkencë dhe kulturë e KB-së bën të ditur edhe se dallimet u thelluan për shkak të pandemisë me virusin e ri korona, sepse 90 për qind e shkollave në botë u mbyllën, ndërsa miliona fëmijë nuk kanë mundësi që të ndjekin arsim përmes kompjuterit, telefonit celular.

“Mësimet nga e kaluara, si për shembull ebola, tregoi se krizat shëndetësore ndikojnë ndaj vajzave të varfra, të cilat më nuk kthehen në shkollë”, theksoi drejtoresha e përgjithshme e UNESKO-s, Odri Azule.

Në raport bëhet e ditur se në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, adoleshentët nga 20 për qind amvisëritë më pasura kanë tri herë më shumë mundësi që ta përfundojnë pjesën e parë të shkollës së mesme deri në moshën 15 vjeçare në krahasim me fëmijët e varfër. Përderisa fëmijët me nevoja të veçanta kanë 19 për qind më pak mundësi që ta arrijnë nivelin minimal arsimor në 10 nga këto vende.

UNESKO thekson se në 20 vende të varfra, kryesisht në Afrikën subsahariane, gati se nuk ka vajza nga vendet rurale në shkolla.

Në SHBA, nxënësit nga familjet LGBTI kanë gati tri herë më shumë mundësi që të mbesin në shtëpi në vend se të shkojnë në shkollë sepse ndihen të pasigurt.

Në dy shtete afrikane ende është e ndaluar që vajzat shtatzënë të arsimohen, ndërsa në 117 vende lejohen martesa të fëmijëve, ndërsa 20 shtate ende nuk e kanë ratifikuar Konventën ndërkombëtare për ndalesë të punës së fëmijëve.

Sipas UNESKO-s, rreth 335 milionë vajza kanë vizituar shkolla në të cilat nuk ka pasur kushte sanitare.

Në raportin e UNESKO-s theksohet edhe se në disa vende të Evropës Qendrore dhe Lindore diskriminohen fëmijët romë në shkolla të rregullta. Diskriminimi është vërejtur edhe në Azi, para së gjithash i rohingjëve refugjatë.

Shumë vende ende praktikojnë diskriminim të arsimit, që i përforcon strereotipet, diskriminim dhe tjetërsim, bëhet e ditur në raport.

Përderisa vetëm në 41 vende zyrtarisht pranohet gjuha e shenjave, ndërsa shkollat përgjatë botës më shumë dëshirojnë të kenë qasje në internet se sa të kujdesen për nxënësit me nevoja të veçanta.

UNESKO u bën thirrje shteteve që të përqendrohen në fëmijët me pozitë të pamjaftueshme kur përsëri do të hapen shkollat, të cilat ishin mbyllur për shkak të pandemisë.

“Që të përballemi me sfidat e kohës sonë, imperativ është që të kalohet në arsim më gjithëpërfshirës. Nëse nuk e bëjmë këtë do të pengohet zhvillimi i shoqërive”, theksoi Azule./MIA