Ukrainasja luan piano në shtëpinë e saj të shkatërruar nga agresioni rus

TË FUNDIT

Një pianiste ukrainase është incizuar duke interpretuar një vepër të Chopin në shtëpinë e saj të dëmtuar rëndë nga granatimet ruse, shkruan REL. Në videon, që është bërë nga vajza e saj, Iryna Manukina shihet duke luajtur piano në shtëpinë e saj në Bila Tserkva, rreth 80 kilometra nga qyteti ukrainas, Kiev më 5 mars. Një predhë ruse goditi pak metra pranë shtëpisë së saj, por asnjë anëtarë i familjes nuk është plagosur. Që atëherë, e gjithë familja e Irynas është larguar nga shtëpia e dëmtuar.