Një komandant i lartë i ushtrisë ruse është vrarë gjatë luftimeve pranë Kharkiv-it, sipas shërbimit të inteligjencës të Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës. BBC raporton se nuk ka mundur të verifikojë pretendimin, ndërsa zyrtarët rusë nuk kanë komentuar.
Sipas një deklarate nga ministria e mbrojtjes e Ukrainës, Vitaly Gerasimov ishte një gjeneral-major, shef i shtabit dhe zëvendës komandant i parë i Ushtrisë së 41-të të Qarkut Qendror Ushtarak të Rusisë.
Inteligjenca ukrainase tha se Gerasimov mori pjesë në luftën e dytë çeçene dhe në operacionin ushtarak rus në Siri. Ai mori një medalje “për kthimin e Krimesë”./21Media

