Ukraina nis ofensivën ndaj rusëve, zhvillime dramatike në front

TË FUNDIT

Forcat ukrainase kanë nisur ofensivën kundër forcave ruse në Izyum, sipas Oleh Synegubov, kreu i Administratës Ushtarake Rajonale të Kharkiv, shkruan BBC.

Ai tha se forcat ruse po tërhiqen në disa drejtime.

Rikujtojmë se Rusia mori kontrollin e qytetit të Izyum më 1 prill dhe qyteti është ende në kontrollin e forcave pushtuesve pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të forcave ukrainasve për ta çliruar.

Maxym Strelnik, një zyrtar në këshillin e qytetit të Izyum, tha për  BBC-në se,  80% e qytetit ishte shkatërruar.

Sipas tij, rreth 10,000 deri në 15,000 civilë janë ende të bllokuar në Izyum.