Ukraina favorite për ta fituar Eurovisionin

TË FUNDIT

Orkestra Kalush e Ukrainës ka kaluar në finalen e Eurovision Song Contest, duke forcuar pozicionin e saj si favorit për të fituar konkursin.

Grupi folk-rap u ngrit në këmbë, duke valëvitur flamurin e Ukrainës teksa u njoftua se ishin kualifikuar nga gjysmëfinalja e parë në Torino.

Më herët ata kanë dhënë një performancë energjike të këngës së tyre Stefania.

“Faleminderit për mbështetjen e Ukrainës”, tha anëtari themelues Oleh Psiuk.

Publiku në Pala Alpitour u përgjigj me një përzierje gëzimi dhe emocioni. Duartrokitjet u shoqëruan me lot të sinqertë./21Media