Sektori për kontrolle sanitare pranë NP “Ujësjellësi dhe Kanalizime” – Shkup në periudhën nga katër deri më tetë maj të këtij viti ka marrë 185 ekzemplarë për analizë fiziko-kimike dhe 185 ekzemplarë për analizë mikrobiologjike të ujitë për pije prej 42 vendeve të matjes në Qytetin e Shkupit.
“Sipas rezultateve të marra nga testimet, të gjitha mostrat korrespondojnë me Rregulloren për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm (Gazeta Zyrtare e RMV-së, nr. 183/18)”, njofton “Ujësjellësi dhe Kanalizime” Shkup.
Nga ndërmarrja informojnë se me qëllim të informimit më të mirë të qytetarëve të Qytetit të Shkupit, e publikojnë raportin javor për cilësinë dhe sigurinë e ujit për pije.
