Sipas N.P. “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” uji në Shkup është i sigurt për pije, tregojnë analizat nga mostrat për analizë fizike-kimike dhe mikrobiologjike të marra nga 39 vende matëse në qytet.
Nga N.P. “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” informojnë se në periudhën nga 3 deri më 8 janar janë marrë 147 mostra për analiza fizike-kimike dhe mikrobiologjike të ujit për pije.
“Në pajtim me rezultatet e marra nga analizat, të gjitha mostrat përputhen me Rregulloren për kërkesa për siguri dhe cilësi të ujit për pije”, theksohet në kumtesën e sotme të N.P. “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”.
