Udhëheqësit të cilët nuk e kanë realizuar atë që e kanë pritur qytetarët, nuk duhet të presin që t’i ndërrojë dikush, por duhet vetë të largohen, deklaroi sot zëvendëskryeministri përgjegjës për Sektorët Ekonomikë, Fatmir Bytyqi.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në konferencën për media në Qeveri, Bytyqi tha se javën e ardhshme fillon procesi i definimit të drejtorëve nga eshaloni i tretë.
Këto ditë, sipas tij, duhet të dërgohen deri në Kuvend edhe propozimet për zëvendësministra.
