U vihet zjarri veturave në dy pikat e EVN-së në Tetovë!

TË FUNDIT

Pas mesnatës, veturave të dy pikave të ndërmarrjes energjetike EVN u është vënë zjarri. Njëra veturë gjendet në lagjen Potok dhe tjetra në Bllok 70.

Nga pamjet që TV21 i pa në terren, shihet se zjarri është lokalizuar, por veturat janë dëmtuar.

Nga policët që ende po sigurojnë vendin, nuk mësohet se kush janë kryesit dhe qëllimi i zjarrvënies.

Ndërkaq shefi i Njësitit të Kundëzjarrit në Tetovë, Uka Aliti tha denoncimi për dy veturat është bërë në ora 00:30 dhe derisa ka qenë duke e lokalizuar njërin zjarr, ka shpërthyer zjarri në veturën e dytë.

Jozyrtarisht thuhet se me zjarrvënien shprehet pakënaqësi ndaj rritjes së çmimit të energjisë elektrike nga Komisioni Rregullator për Energjetikë, por nga Sektori i Punëve të Brendshme janë të pakapshëm për të konfirmuar këto zëra. Për çdo informacion shtesë, do ju njoftojmë me kohë.

Ndërkaq për nesër janë paralajmëruar protesta në gjashtë qytete të Maqedonisë së Veriut.

#Tetovë 2 vetura të #EVN-së në flakë

#Tetovë 2 vetura të #EVN-së në flakëЗапалени 2 автомобили на #ЕВН во #ТетовоPamje nga vetura e parë

Gepostet von TV21 am Donnerstag, 13. August 2020

#Tetovë 2 vetura të #EVN-së në flakë Во #Тетово се запалени две автомобили на #ЕВН

#Tetovë 2 vetura të #EVN-së në flakë Запалени 2 автомобили на #ЕВН во #Тетово

Gepostet von TV21 am Donnerstag, 13. August 2020