U tha, por nuk u bë! Rezervuari në Likovë ende nuk ka përfunduar

Must Read

Taravari: Duket se situata po del jashtë kontrollit, Qeveria të mos e faturojë gabimin e saj te qytetarët

Sekretari gjeneral i Aleancës për Shqiptarët njëherit dhe neurolog me profesion, Arben Taravari ka vlerësuar se situata...

Vetëizolohet Visar Ganiu, kishte kontakt me person të infektuar me Kovid-19

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu nëpërmjet rrjetit social Fejsbuk ka njoftuar se është vetëizoluar për...

Sa mjete kanë shkuar tek kompanitë? Angellovska e kënaqur me rezultatet, OEMVP jo!

https://www.youtube.com/watch?v=UCKpc8GshMc Pakoja e parë dhe e dytë për mbështetje të kompanive kanë...

Rreth 2 vjet më parë i gjithë kabineti qeveritar dhe anëtarë të BDI-së ishin mbledhur në Komunën e Likovës që ta përurojnë fillimin e projektit për sistemin për furnizim më ujë të pijshëm.

“Punimet për ndërtimin e rezervuarit për filtrimin e ujit dhe për furnizim më ujë të pijshëm për banorët e Komunës së Likovës ka filluar 2018 dhe i njëjti është dashur që të përfundoj për 18 muaj, ndërsa tani siç shihet nga pamjet e TV 21 punimet janë larg përfundimit”- Valmira Zendeli, gazetare.

Gjatë përurimit, para dy vjetësh, ish kryetar i kësaj komune Sadulla Duraku e në atë  kohë ministër i Ambientit Jetësor, pati thënë se ky projekt në vendlindjen tij është prolonguar për 8 vjet dhe është një padrejtësi për këtë komune.

Mjetet për rezervuarin e filtrimit  të ujit janë ndarë nga ministria e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. I pari i kësaj ministrie Naser Nuredini  thotë se vonesat për këtë projekt janë të llojeve të ndryshme.

“Projekti ka ngecur sepse kemi pasur zgjedhje në 2019 pastaj edhe për fat të keq me statusin që kemi tash me korona virusin ka pasur disa vonesa me punën atje dhe ka pasur disa vonesa sepse kanë gjetur disa pika gjeologjike të cilat nuk kanë mundur të përpunohen aq shpejtë sa ishte menduar por besojmë se deri në fund të vitit do të  përfundojë ky projekt me të dhënat të cilat i kemi ne nga komuna”-tha Naser Nuredini, ministër i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

E kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi është më ambicioz se ministri, ai premton se objekti i filtër stacionit do të përfundojë muajin e ardhshëm.

“Ai projekt ka filluar por duke pasur parasysh stinën e dimrit që e kaluam dhe gjendjen e jashtëzakonshme në shtet ka pasur një pauzë të shkurtër dhe tash punime janë në vazhdën e aktiviteteve dhe në bazë të konsultimeve që kemi me ministrinë e Transportit dhe me Bankën Evropiane Investuese brenda muajit të ardhshëm të gjitha punimet do të përfundojnë në objektin e filtër stacionit”, deklaroi Erkan Arifi, kryetar i Komunës së Likovës.

Sipas Arifit projekti i ujësjellësit në këtë komunë ndahet në disa faza: Projekti i filterstacionit, projekti i gypit kryesorë ku janë ndërtuar mbi 36 km dhe objekti sendimental.  Ai theksoi se deri sa nuk bëhet objekti i filtër stacioni dhe objekti sendimental qytetarët nuk mund të kenë ujë të pijshëm. Për ta realizuar projektin në tërësi, do të investohet mbi 2 milion euro.

- Advertisement -

Latest News

Vetëizolohet Visar Ganiu, kishte kontakt me person të infektuar me Kovid-19

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu nëpërmjet rrjetit social Fejsbuk ka njoftuar se është vetëizoluar për shkak se ka mësuar se...

Sa mjete kanë shkuar tek kompanitë? Angellovska e kënaqur me rezultatet, OEMVP jo!

https://www.youtube.com/watch?v=UCKpc8GshMc Pakoja e parë dhe e dytë për mbështetje të kompanive kanë dhënë rezultat, vlerëson ministrja e...

62 raste të reja nga Covid-19, infektohet Muhamed Zekiri bashkë me gruan dhe vajzën tre muajshe

https://www.youtube.com/watch?v=4xLf0O613U8 Nga 771 teste të bëra, në 24 orët e fundit kanë rezultuar 62 të infektuar me...

S’ka karantinë për Çairin, do të punohet në ngritje të vetëdijes kolektive

Komuna e çairit ka sjellë disa konkluzione gjatë mbledhjes së pestë të Këshillit për preventivë nga Kovid 19 në në këtë komunë.
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -