U siguruan 176 milionë euro nga Fondi monetar ndërkombëtar

TË FUNDIT

Mbështetja financiare prej 176 milionë eurove që e miratoi sot për vendin tonë
Fondi monetar ndërkombëtar (FMN), është me normë interesi prej 1,05 për qind
dhe me afat pagese prej pesë viteve dhe grejs periudhë prej tre vite e tre muaj.
Mjetet e miratuara duhet të ndihmojnë për zbutjen e efekteve negative nga kriza
shëndetësore me koronavirusin për ekonominë tonë dhe mbështetje shtesë edhe të
stabilitetit makroekonomik.

Sipas ministres së Financave, Nina Angellovska, mbështetja është dyfish
më shumë se shuma që e pritnim fillimisht dhe vjen në kohë të duhur, pra
pikut të krizës shëndetësore e cila na pret diku nga fundi i muajit.

Me instrumentin mund të sigurohet mbështetje që të përmbushet spektri i
gjerë i nevojave urgjente, përfshirë edhe ato që dalin nga goditjet e
çmimeve dhe mallrave, fatkeqësive natyrore, situatave konfliktuoze dhe
pas konflikteve dhe gjendjeve të tjera të jashtëzakonshme të cilat mund ta
godasin vendin.

Guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska- Bezhoska, ndërkaq,
vlerëson se mbështetja financiare për ne është me rëndësi të
jashtëzakonshme si për zbatim të masave fiskale, ashtu edhe për zbatim të
rritjes së mëtutjeshme të potencialit devizor të ekonomisë sonë, përkatësisht për rritje të nivelit të rezervave devizore.