Presidenti portugez, Marselo Rebelo de Sousa, u shtrua në spital dje pasi humbi ndjenjat gjatë një ngjarjeje publike, por ai sot ka dalë nga spitali, njoftoi agjencia spanjolle EFE.
“Unë ndihem mirë”, tha kreu i shtetit 74 vjeçar, duke shpjeguar se i është dashur t’i nënshtrohet dy herë analizave në spital.
Rebelo de Sousa shpjegoi se ai ra pa ndjenja për shkak të një rënie të papritur të presionit të gjakut.
Presidenti i Portugalisë humbi ndjenjat gjatë një vizite në një nga universitetet pranë kryeqytetit të vendit – Lisbonës, raportoi EFE.
Rebelo de Sousa, i cili është president i Portugalisë nga viti 2016, është dërguar në spital me masa paraprake.
