U raportua për vdekje që kanë ndodhur javë më parë, Ministria: Spitalet i kanë raportuar me vonesë

TË FUNDIT

Dy ditë më radhë është raportuar për vdekje nga Covid-19 që kanë ndodhur javë më parë, dhe jo siç ndodh rëndom të raportohen viktimat që regjistrohen gjatë 24 orëve të fundit.

Se pse ndodhi kjo, TV21 pyeti në Ministrinë e Shëndetësisë.

Nga atje u përgjigjën, se Spitalet me vonesë i kanë raportuar rastet në Institutin e Shëndetit Publik.

“Në raportin e djeshëm të ISHP-së, qëndron se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 25 pacientë me Covid, ndërkaq në raport kishte edhe 20 pacientë shtesë të cilët kanë vdekur gjatë dhjetë ditëve paraprake, kurse nga ISHP i paraqitën më vonë”, thanë nga MSH-ja.