14 prej 36 viktimave, janë regjistruar gjatë periudhës 1-17 prill

TË FUNDIT

Ministria e Shëndetësisë ka sqaruar, se 14 nga 36 viktimat, për të cilat u raportua sot, kanë vdekur gjatë periudhës prej 1 deri më 17 prill 2021.

36 viktimat për të cilat u raportuar sot janë, 11 nga Shkupi, 5 nga Manastiri, 3 nga Kumanova, nga 2 viktima janë regjistruar në Tetovë, Veles, Gostivar, Kavadar, Strumicë dhe Gjevgjeli, ndërkaq nga 1 viktimë është regjistruar në Prilep, Ohër, Strugë, Koçan dhe Kërçovë.

Në njoftimin e Ministrisë thuhet, se tre pacientë kanë ndërruar jetë në kushte shtëpiake, ndërkaq të tjerët në kushte spitalore./TV21