U premtuan dy pishinat në Çair, ndërtimi aksund! Ganiu: Kemi ngecur për shkak të procedurave juridike-pronësore

TË FUNDIT

Banorët e veçanarisht të rinjtë e Çairit nuk do t’i gëzohen pishinës as këtë vit. U bënë gati 4 vjet nga premtimi i dhënë nga kryetari i Komunës së Çairit se mu në këtë komunë do të ndërtohen dy pishina, por asnjëra nuk është drejt realizimit.

Kryetari i Komunës së Çairit edhe pse premtoi se do të ndërojë dy pishina në Çair, asnjë nga pishinat nuk kanë filluar të ndërtohen, shkaqet sipas tij janë administrative.

Ganiu thotë se ka punuar në mënyrë intensive për ta përmbushur këtë premtim por nuk ka mundur për shkak të procedurave juridike-pronësore. Për njërën pishinë në Fushë-Tophanë komuna pret nga Qeveria t’i regullojë çështjet pronësore e pastaj t’ia japë komunës për menaxhimin e objektit e pastaj të nisë rikonstruimin.

 “Ne qe dy vjet e gjysmë në mënyre intensive punojmë për këtë mirëpo ngecin për shkak të procedurave juridike të cilat janë ngrit. Dersia gjykata nuk sjell vendime ne nuk mund të lëvizim asgjë në këtë drejtim”, tha Visar Ganiu – Kryetar i Komunës së Çairit.

Ndërsa për pishinën afër shkollës Ismail Qemali, Ganiu thotë se komuna e ka siguruar të gjithë dokumentacionin ku tashmë pret nga Agjencia për Rini dhe Sport të gjejë kontraktuesin.

 “Për njërën leja është nënshkruar për fillimin e ndërtimit të pishinës. Atë do ta realizojë Agjencia për rini dhe sport. Nga kontaktet që kam pasur me drejtorin dhe zëvëndës drejtorin e agjencisë do të thotë kam pasur një takim. Më kanë thënë se po presin kompletimin e dokumentacionit të Komunës Karposh dhe të Kavadarit dhe kështu do të bëhet shpallja për të tre pishinat  që ta marrë një kompani dhe ta realizojë investimin”, u shpreh kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu.

Nga Agjencia për rini dhe sport për TV21 thonë se në qershor do të fillojë të ndërtohet pishina në Fushë Tophanë.  Ndërsa për këtë pishinë do të ndahen rreth 50 mijë euro.