“U hap rruga për themelimin e Gjykatës Speciale”

TË FUNDIT

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti sot në takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për krime lufte, Stephen Rapp, para të cilit ritheksoi mbështetjen dhe gatishmërin për themelimin e Gjykatës Speciale.

Jahjaga e njoftoi Ambasadori Rapp për përmbylljen e procesit të shqyrtimit të amendamenteve nga Gjykata Kushtetuese që i hap rrugë themelimit të Gjykatës Speciale, e cila do të sigurojë një proces kredibil dhe të përgjegjshëm për t’u përballur me akuzat e ngritura në raportin e Këshillit të Evropës. /21 MEDIA