Përforcim shtesë i raporteve mbrojtëse mes dy vendeve u dakordua në takimin mes ministres së mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska dhe sekretarit për mbrojtje të SHBA-ve, Lojd Ostin. Në Pentagon Petrovska u prit me nderime më të larta ushtarake. Që të dy nënshkruan udhërrëfyesin 10 vjeçar për bashkëpunim në mbrojtje, që i vendos qëllimet e dy vendeve për të punuar së bashku për zgjidhjen e sfidave të përbashkëta në mbrojtje. Ministrja Sllavjanka Petrovska në Uashington foli për TV21 dhe për takimin me sekretarin e 28-të të mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara dhe afro-amerikanin e parë i cili është në këtë funksion.
“Udhërrëfyesi është dokument me të cilin i japim drejtimet për atë si në këtë periudhë të këtij viti ashtu edhe në 10 vitet e ardhshme të trasojmë zhvillimin dhe bashkëpunimin në pjesën e mbrojtës. Si ta avancojmë atë që tashmë me të vërtetë me sukses po e bëjmë dhe të krijojmë rezultate të përbashkëta edhe më të mëdha”, tha Sllavjanka Petrovska, ministre e Mbrojtjes.
Në takim është biseduar edhe për luftën në Ukrainë si dhe për interesat dhe vlerat e Europës, për të cilën Ostin thotë se është e lirë, e plotë dhe në paqe. Ai dërgoi lëvdata deri te Maqedonia për shkak të kontributit në NATO, duke theksuar “marrëdhëniet e fuqishme mbrojtëse dypalëshe të SHBA-ve dhe Maqedonisë”. Ministrja Petrovska, edhe një herë e theksoi se është krenari që Maqedonia e mbështet popullin ukrainas në kohë kur u duhet më së shumti ndihmë.
“Kemi pasur dhe kemi pajisje e cila në përputhje me standardet tona dhe standardet e NATO-së nuk na nevojitet, përkatësisht është lëndë për zëvendësim ose furnizim të ri. Procesi i modernizimit që filloi në vitin 2017 edhe më shumë u intensifikua, na mundësoi të jemi donator dhe të dhurojmë pajisjet që nuk na nevojitet neve, ndërsa kuptohet që miqve tanë ukrainas u nevojiten ato pajisje dhe ato vetë i kërkojnë. Kur investoni mjaftueshëm në mbrojtje dhe këtë e bëni sipas planit dhe në kohë, mund të sillni vendim për donacion dhe nuk duhet të frikë për uljen e gatishmërisë luftarake të armatës maqedonase, përkundrazi me modernizimin dhe proceset që po zhvillohen vetëm po e përforcojmë ose e mbajmë në një nivel të caktuar”, deklaroi Sllavjanka Petrovska, ministre e Mbrojtjes.
Administrata e Bajdenit vazhdon me mbështetjen për Ukrainën, ndërsa deri më tani janë siguruar pothuajse 40 miliardë dollarë ndihmë sigurie. Maqedonia dhe SHBA-të vazhdojnë me përforcimin e prioriteteve të përbashkëta mbrojtëse, ndërsa pikërisht kjo do të jetë edhe tema e samitit të NATO-së në Vilnius, Lituani. Jovica Paunoski, TV21 – Uashington.
