TV21 drejtpërdrejt nga Kumanova/ Sa po respektohet ora policore e fundjavës?

TË FUNDIT

Rrugë tërësisht të zbrazëta e tek-tuk diku kalon ndonjë makinë. Kështu duket qyteti i Kumanovës 18 orë pasi ka nisur ora policore.

Kufizimi i lëvizjes ka filluar dje në orën 21 ndërsa do të zgjasë deri në orën 5 të mëngjesit të së hënës. Qeveria e solli këtë vendim si masë për parandalim të përhapjes së COVID-19, ndërsa duket se po respektohet nga qytetarët që i kanë lënë rrugët e zbrazëta dhe janë izoluar në shtëpitë e tyre.

Të dhënat zyrtare tregojnë se deri më tani 85 qytetarë nga Kumanova janë infektuar me virusin korona, duke e bërë kështu qytetin e dytë me më shumë të prekur, pas Shkupit që ka 208 të infektuar.

TV21 përmes kësaj lidhjeje të drejtpërdrejtë, sjell atmosferën e qetë në Kumanovë:

🚔 Ora policore në #KumanovëПолициски час #Куманово

Gepostet von TV21 am Samstag, 4. April 2020