Turqia është goditur sërish nga një tërmet i fuqishëm. Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-ve, tërmeti, me magnitudë 6.4 është regjistruar në Hatay.
Epiqendra e tërmetit ishte 3 kilometra në jug-perëndim të provincës Uzunbag të Hatay-t.
Më 6 shkurt, të dyja vendet u goditën nga dy tërmete të fuqishme, përkatësisht 7.8 dhe 7.6 ballë.
Numri i viktimave që shkaktuan tërmetet në Turqi dhe në Siri ka arritur në më shumë se 47 mijë persona. Sipas të dhënave të fundit të autoriteteve turke, në 10 provincat që u goditën, deri tani janë konfirmuar 40 mijë viktima. Dhjetëra mijëra persona rezultojnë të lënduar.
Në Turqi llogaritet së tërmetet mbi 7 ballë të shkallës rihter kanë shkatërruar 80 mijë banesa.
Ndërkohë në Siri organizatat ndërkombëtare humanitare thonë se ende nuk kanë të dhëna të sakta për numrin e vdekjeve.
