TURQIA E PËRKRAH MAQEDONINË E VERIUT, POR KËRKON HAPA KONKRET PËR ORGANIZATËN “FETO”

TË FUNDIT

Ministri i jashtëm turk Mevlud Çaushogllu  në vizitën e tij zyrtare në Shkup kërkoi që Maqedonia e Veriut të ndërmarrë hapa konkret kundër organizatës terroriste FETO, e cila siç tha, paraqet kërcënim për Maqedoninë dhe për vendet tjera të të BE-së.

 “Organizata terroriste FETO nuk paraqet kërcënim vetëm për Turqinë por pothuajse për të gjithë shtetet ku janë të infiltruar këto grupe, e që  janë edhe këtu në Maqedoni. Lufta kundër kësaj organizate nuk është domethënëse vetëm për Turqinë por është  domethënës edhe për sigurinë dhe stabilitetin në Maqedoni dhe në vendet tjera ku është  prezentë kjo organziatë.05.33 Për atë presim hapa konkret për temën FETO nga Maqedonia jonë mike”, tha ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlud Çaushogllu.

Ministri i Çaushogllu tha se Turqia dhe Maqedonia kanë marrëdhënie të mira dhe se dy vendet janë miq të natyrshëm, ndërsa tani do të bëhen partnerë edhe në NATO.

Çaushogku në Shkup u prit nga homologu i tij Nikolla Dimitrov, i cili gjithashtu tha se Turqia është aleat i Maqedonisë së Veriut që nga pavarësia e saj, ndërsa siç tha, kjo miqësi do të përforcohet edhe më shumë me ratifikimin e protokollit të aderimit të vendit në NATO.

“Ne ishim aleat që nga pavarësia e vendit tonë, ndërsa me ratifikimin e protokollit e formalizuam  aleancën tonë në një aspekt më të gjere euroatlantik. Hyrja e Maqedonisë së Veriut  në NATO do ta vendos vendin jashtë pasigurisë dhe do të lejojë një perspektivë më të sigurt dhe më të parashikueshme”, u shpreh ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov.

Në lidhje më sistemin S400 që Turqia e bleu nga Rusia, Çaushogllu tha se tha se vendi i tyre kishte nevojë për siguri. Sipas tij nuk ka nevojë për tensione sepse ky sistem siç tha është blerë për mbrojtje  dhe jo për sulm.

“Sekretari i përgjithshëm i NATO-s dhe edhe zëvendësi i tij i cili është nga SHBA thonë se secili shtet aleat mund të blejë nga ku do çfarëdo lloj sistemi të sigurisë. NATO nuk ka asnjë lloj qëndrimi për atë. Sistemi S400 të cilin e blemë nuk përfaqëson kërcënim për NATO , duke përfshirë edhe F35 dhe  të dy sistemet do të jenë nën kontroll të plotë të Turqisë dhe do të shfrytëzohen vetëm kur do të kemi nevojë sigurie dhe mbrojtje”, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlud Çaushogllu.

Çaushogllu u shpreh se SHBA-të janë të shqetësuar për ketë gjë, por pohoi se Turqia i ofroi Amerikës të formojnë një grup pune të përbashkët dhe të kyçet edhe NATO që të evoluohet kjo çështje, por siç tha,  SHBA-të nuk kanë vepruar pozitivisht ndaj kësaj oferte.

Nga ana tjetër, SHBA-të thonë se një vend anëtare e NATO-s, nuk mund të blej armë nga një vend tjetër, në këtë rast nga Rusia.

Përgatiti: Valmira Zendeli