Turqia dhe Iraku do ta vazhdojnë bashkëpunimin në luftën kundër organizatave ekstremiste, përfshirë edhe Shtetin Islamik dhe kryengritësit kurdë, deklaroi sot presidenti turk Rexhep Taip Erdogan pas mbledhjes me kryeministrin irakian Mustafa al Kadimi në Ankara.
“U morëm vesh që ta vazhdojmë luftën kundër armiqve të përbashkët të organizatave ISIS, PKK dhe FETO”, theksoi Erdogani, duke shtuar se në rajon “nuk do të ketë mirëqenie derisa nuk çrrënjoset terrorizmi”.
Turqia bëri një numër të madh të sulmeve tokësore dhe ajrore ndaj kryengritësve të Partisë Popullore Kurde (PKK) në pjesën veriore të Irakut, herën e fundit në qershor në operacionin me emrin “Kthetrat e tigrave”.
Ankaraja dhe aleatët e saj perëndimorë – SHBA dhe BE, e konsiderojnë PKK si organizatë terroriste.
Erdogani shfaqi shpresë se tubacioni i naftës irakian-turk, të cilin SHI e dëmtoi gjatë përleshjeve, së shpejti do të përmirësohet dhe do të vazhdojë me shitjen e naftës në tregun botëror.
