Pas rritjes së numrit të të infektuarve me virusin korona, Turqia e bën të detyrueshme mbajtjen e maskave në të gjithë vendin.
Në kumtesën e lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme e Turqisë thuhët: “Nga qytetarët kërkohet që të mbajnë maska pa përjashtim, në të gjitha vendet”, përveç se në shtëpitë e tyre”.
Më parë, mbajtja e maskës ishte e detyrueshme në shumë hapësira publike, në shitoret dhe në transportin publik, por jo edhe në vendin e punës. Javën e kaluar Turqia ndaloi grumbullimet kombëtare siç janë ahengjet, dasmat dhe llojet e tjera të ceremonive. Çiftet të cilat dëshirojnë të martohen, duhet ta kufizojnë ceremoninë e tyre në një orë.
