Turizmi shqiptar ka humbur 140 milion euro për shkak të gjendjes me COVID-19 

TË FUNDIT

Njeriu i parë i Shoqatës së Hotelierëve dhe Turizmit në Shqipëri, Zak Topuzi për Njuz 24 deklaroi se për shkak të pandemisë me Kovid-19 turizmi shqiptar ka humbur më shumë se 140 milionë euro.

Shtoi se për shkak të kësaj janë të rrezikuara shumë vende pune në këtë sektor ku “efektet ekonomike nga koronavirusi mund të zgjasin edhe deri në tre vjet”.

“Parashtruam disa kërkesa që u përgjigjen kërkesave të OBSH-së. Saktë ka 93.000 të punësuar në sektorin e turizmit, por ka më shumë të cilët janë përfshirë indirekt. Nëse gjendja vazhdon  efektet mund të zgjasin deri në tre vjet. Turizmi po përgatitet për sezonin turistik prej tre muajve. Deri më tani janë humbur 140 milionë euro”, deklaroi Topuzi.

Tha se e gjithë industria është mbyllur dhe shtoi se masat e ndërmarra kanë qenë të domosdoshme, por se duhet të bisedohet për gjendjen n të cilën ndodhet hoteleria dhe turizmi.

“Kryeministri Edi Rama tha se baret dhe restorantet do të hapen më datën 18 maj, por le të shohim si do të shkojë kjo. Ne jemi në gjendje të jashtëzakonshme, kuptohet sipas rekomandimeve të OBSH-së. Parashikojmë se vetëm hotelet në bregdet mund të kenë 50 për qind të turistëve që zakonisht i kanë. Kjo gjendje mund të rrezikojë shumë vende pune”, tha Topuzi./MIA