Të paktën tre turistë serb janë në karantinë, ndërsa dy në spital, derisa pushimin veror e kalojnë në Greqi, gjegjësisht në Halkidiki dhe Evria, pasi kanë rezultuar pozitiv në testet për Covid-19, ndërsa te fqinji jugor kanë arritur para se të vendoset ndalesa për hyrjen e shtetasve serb.
Me siguri numri i turistëve të infektuar serb të cilët aktualisht gjenden në Greqi është i madh, duke pasur parasysh se pardje u kumtua që 20 vizitorë të Serbisë janë pozitiv në Covid 19, por mediat greke gjatë 24 orëve të fundit fokusohen në dy raste konkrete, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Një çift bashkëshortor, i cili me një grup prej 80 turistësh të shtunën ka arritur në ishullin Evia janë pozitiv në koronavirus dhe janë hospitalizuar në spitalin në qytetin Lamia, njoftojnë mediat lokale.
Në Halkidiki tre turistë serb, janë vendosur në dy lokacione të ndryshme kanë rezultuar pozitiv në testet e bëra në vendkalimin kufitar Promahonas (Kulla) dhe menjëherë janë vendosur në karantinë.
Nga e hëna deri më 15 korrik, me vendim të Qeverisë greke në Greqi është ndaluar hyrja e shtetasve serb.
