Turbullira gjatë përfundimit të “Reket-it”, për palën mbrojtëse eksperti është i dyshimtë, Katica e padit Bokin 13

TË FUNDIT

Peripeci para epilogut. Kështu në mënyrë dramatike mund të përshkruhet faza në të cilën gjendet rasti “Reket”. Edhe pse lënda është kah fundi, megjithatë e njëjta është ndjekur nga turbullira të shumta. Gjykata nuk i pranon dëshmitarët që i kanë propozuar të akuzuarit, Katica e padit Bokin sepse e ka incizuar në shtëpinë e saj me euro para vetes, kurse të gjithë dyshojnë në ekspertin për të cilin pohojnë se nuk ka pasur certifikatë. Mbrojtja e Jovanovskit ankohet se brutalisht shkelet e drejta e barazisë, duke shtuar se telefonit të Jovanovskit nuk i është bërë ekspertizë, kurse eksperti nuk posedon certifikatë për këtë.

“Kjo procedurë në asnjë moment nuk mund të quhet procedurë e bilancit të drejtë, barabarësi e armëve dhe palëve. Gjithçka pranohet nga Prokuroria. Kalon celulari pa iu kryer ekspertiza, kalon një farë incizimi që e shikon i gjithë opinioni, as nuk shihet kush është në incizim, shohim disa para dhe të gjithë duhet të jemi të lumtur që të sillet aktvendim”, tha Sasho Dukovski, avokat i B.J.

Deri në këtë edicion të lajmeve nuk morëm përgjigje nga Prokuroria Publike për pyetjet  – pse Prokuroria nuk i ka bërë ekspertizë celularit dhe a ka poseduar certifikatë eksperti?

Avokatët e Jovanovskit kërkuan që të dëshmojë edhe ish-drejtori i DSK-së, Goran Nikollovski, për të cilin bashkëshortja e Kamçevit, Ana Kamçeva, tha se për zhvatjen nga Jovanovski, së pari i ka thënë drejtorit të atëhershëm të DSK-së, i cili vetëm e ka pyetur pse nuk e ka paraqitur rastin në Prokurori, për çka ajo i ka përgjigjur se nuk ka besim në institucionet. Janë refuzuar edhe propozimet që të dëshmojnë të punësuarit në 1TV, Zoran Zaev, Oliver Spasovski, Venko Filipçe, Radmilla Shekerinska…
Gjykata ka refuzuar edhe 5 incizime youtube të propozuara nga ana e Janevës, si dhe dokumente nga parahetimi, duke thënë se zbulimi i tyre do të shkaktonte më shumë dëm sesa të kishte vlerë në procedurën e provave.

“U refuzuan provat që u paraqitën më 6 dhjetor në Youtube kanal, ku kishte biseda të dëshmitarit Orce Kamçev. Kështu që të njëjtat, absolutisht vlerësojmë se duhet të pranohen, por për fat të keq gjykata nuk i pranoi. Pa i dëgjuar, vlerësoi se mund të vendosë nëse mund të ndihmojë ose jo në procedurën e provave”, tha Delo Kadiev, avokat i K.J.

Seanca e ardhshme është caktuar për më 7 maj, kur i akuzuari Jovanovski duhet të japë mbrojtjen e tij. Në procesin e deritanishëm për “Reket” janë prezantuar prova materiale, ndërsa janë marrë në pyetje edhe dëshmitarë.

Në “Reket”, Boki 13 ngarkohet për veprën penale “Larje parash” dhe “Pranim i shpërblimit për ndikim joligjor” ndërsa e akuzuara e dytë, Katica Janeva, akuzohet për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe autorizimeve”.