Tuntev: Për shkak të COVID-19 dyfish më pak udhëtarë në aeroporte në nivel vjetor

Must Read

Cipras: Micotakis duhet t’u kërkojë falje grekëve që i mashtroi dhe i mbushi me gënjeshtra, urrejtje dhe ndarje për Marrëveshjen e Prespës

Kur e zgjidhëm problemin me  fqinjët verior, zgjodhën  ta ngrejnë vendin në këmbë,  ndërsa tani kryeministri i...

Gjenden 28 emigrantë në dy lokacione në Kumanovë

Ministria e Punëve të Brendshme, informoi se sot herët në mëngjes, në aksione të ndara në fshatrat...

Under nga Roma tranferohet në Leicester

Skuadra angleze po përforcojnë radhët e tyre për sezonin e ri. Leicester City...
- Advertisement -

Në bazë vjetore, në lëvizjen e udhëtarëve vendor dhe ndërkombëtar, në aeroporte pritet numri i udhëtarëve në vitin 2020 të jetë më i ulët për 50.4 për qind në krahasim me vitin 2019, vlerësoi drejtori i Agjencisë së Aviacionit Civil (AAC), Tomisllav Tuntev në një përmbledhje mbi ndikimin e  pandemisë me Kovid-19 në qarkullimin ajror në Evropë.

Ai theksoi se ndikimi i pandemisë së virusit Kovid-19 në transportin ajror global është pa precedent në historinë e tij 100-vjeçare të zhvillimit. Trafiku ajror komercial i udhëtarëve është më direkt i prekur nga kriza globale shëndetësore. Aeroportet në mbarë botën shënojnë një rënie prej 28.4 përqindëve të numrit të udhëtarëve të mbërritur dhe të nisur për tremujorin e parë të këtij viti, që është e barabartë me një ulje prej 612 milionë pasagjerëve në vlerë absolute.

- Advertisement -

Tuntev udhëzon në vlerësimet e Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO) se deri në fund të vitit, ndikimi i Kovid-19 në trafikun e planifikuar ndërkombëtar ajror të pasagjerëve mund të ulet deri në 63 për qind të kapacitetit të ulëseve në aeroplan, që do të thotë 1,5 miliardë udhëtarë më pak në nivel global. Kompanitë ajrore për këtë vit po përballen me një humbje të mundshme të të ardhurave totale prej rreth 314 miliardë dollarëve, ndërsa aeroportet prej rreth 100 miliardë dollarëve.

“Për sa i përket numrit të fluturimeve të aeroplanëve në nivel global, bazuar në trendin shumëvjeçar të rritjes së vazhdueshme, për vitin 2020, janë parashikuar 40.3 milionë fluturime ose 1.4 milionë fluturime më shumë sesa 38.9 milionët e realizuara në vitin 2019. Por, kriza shëndetësore globale ka shkaktuar një ulje drastike edhe të këtij numri, kështu që vlerësimet e fundit thonë se numri i përgjithshëm i fluturimeve në botë këtë vit do të jetë rreth 23.1 milionë, që do të thotë rreth 40 për qind më pak se në vitin 2019. Praktikisht, kjo do të thotë që numri i fluturimeve këtë vit do të bjerë në nivelin e vitit 2003. Dhe jo vetëm kaq, ulje e ndjeshme pritet në vitin 2021 me realizimin e vetëm 30.1 milionë fluturimeve, që do të nënkuptojë realizimin identik të numrit të fluturimeve në nivel global me atë të 10 viteve më parë”, vëren drejtori i AAC-së.

- Advertisement -

Sa i përket qiellit evropian, Organizata evropiane për siguri dhe zhvillim të transportit ajror EUROKONTROLL vlerëson se një rikuperim i plotë i trafikut ajror mund të pritet vetëm nga mesi i vitit 2022. Nga mesi i marsit të vitit 2020, numri i fluturimeve në qiellin evropian filloi të bjerë në mënyrë dramatike çdo ditë, kështu që në disa ditë kjo rënie arrinte edhe më shumë se 10 për qind në krahasim me ditët ekuivalente në vitin 2019. Nga fillimi i prillit deri në 2.5 muajt e ardhshëm, numri i fluturimeve mbeti në një nivel prej vetëm 10 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo praktikisht nënkuptonte ndërprerje të fluturimeve në qarkullimin ndërkombëtar dhe vendor të udhëtarëve dhe mbajtjen konstante të nivelit të zakonshëm vetëm të fluturimeve kargo. 

- Advertisement -

Cipras: Micotakis duhet t’u kërkojë falje grekëve që i mashtroi dhe i mbushi me gënjeshtra, urrejtje dhe ndarje për Marrëveshjen e Prespës

Kur e zgjidhëm problemin me  fqinjët verior, zgjodhën  ta ngrejnë vendin në këmbë,  ndërsa tani kryeministri i Maqedonisë së Veriut i lavdëroi...

Gjenden 28 emigrantë në dy lokacione në Kumanovë

Ministria e Punëve të Brendshme, informoi se sot herët në mëngjes, në aksione të ndara në fshatrat Vaksincë dhe Llojan të Kumanovës...

Under nga Roma tranferohet në Leicester

Skuadra angleze po përforcojnë radhët e tyre për sezonin e ri. Leicester City kanë konfirmuar transferimin e talentit...

Nesër merret vendim për qëndrimin ditor në shkolla

Komisioni për Sëmundje Ngjitëse nesër në mëngjesin do të takohet që ta shqyrtojë mundësinë për vendosjen e qëndrimit ditor në shkolla, ndërsa...

Në Moskë më shumë se 60.000 vullnetarë për vaksinën ruse

Më shumë se 60.000 njerëz  u paraqitën vullnetarisht të marrin pjesë në testimin e vaksinës ruse kundër Kovid-19 në Moskë, deklaroi sot...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -