Tuna publikoi një imazh të bukur me bikini

TË FUNDIT

Tuna mjaft aktive
Në këto ditë vape të qershorit, këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Altuna Sejdiu-Tuna ka gjetur kohë të pushojë.
Për ndjekësit e shumtë në rrjete sociale, 33 vjeçarja po publikon imazhe të ndryshme, në të cilat po merr pëlqime dhe komente të shumta.
Sot, bukuroshja shqiptare për 478 mijë ndjekësit e saj në instagram publikoi një imazh të bukur, në të cilin shihet e veshur me bikini.
Ndonëse, fotografia është bërë nga larg, edhe në ujë shihen linjat e bukura trupore të këngëtares.

Altuna Sejdiu-Tuna është martuar në janar të vitit 2017 me Patris Berishën, ndërsa është bërë nënë e djalit, Tianit, më 2 maj të vitit 2017.
Ndërsa, sa i përket karrierës, “A don hala” në bashkëpunim me Yll Limanin është kënga më e klikuar e albumit të ri të Tunës, “Fortuna”./21Media 

.